Largohet nga drejtimi i QSUT-së Donjeta Bali, në vend të saj emërohet ish-deputeti i PS
- 22 July, 2025
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Florenc Spaho është emëruar në krye të drejtimit të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Teresa”. Spaho ka marrë postin në vend të Donjeta Bali, e cila mori postin më 28 maj të këtij viti. Edhe pse nuk ka një njoftim zyrtar, raportohet se Bali ka dhënë dorëheqjen.
Mjeku Spaho është ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe anëtar i komisionit të Shëndetësisë. Ai ka kryer studimet si mjek i përgjithshëm në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ