Largohet nga detyra drejtori i Shërbimit të Provës, qeveria shkarkon Ermal Pacajn

Këshilli i Ministrave ka vendosur lirimin nga detyra të drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Provës, Ermal Pacaj. Vendimi është miratuar me propozimin e ministrit të Drejtësisë dhe ka hyrë në fuqi menjëherë.

Pacaj mbante këtë post prej 14 marsit 2024, ndërsa më herët ka shërbyer për pesë vite si zëvendëskryetar i Bashkisë Lezhë.

Në vendimin e qeverisë thuhet se lirimi i tij bazohet në nenin 100 të Kushtetutës dhe nenin 10 të ligjit për organizimin dhe funksionimin e Shërbimit të Provës. Ende nuk dihen arsyet e këtij shkarkimi dhe as emri i pasuesit në këtë detyrë.