Largimi nga drejtësia i Alfred Ballës, KLP mblidhet për të zgjedhur kryetarin e ri! Në garë vetëm Mirela Bogdani
Do të zhvillohet sot mbledhja për drejtuesin e ri të KLP. Pas largimit të Alfred Ballës me 15 vite nga drejtësia, KLP do zgjedhë kryetarin e ri, në garë është vetëm Mirela Bogdani.
Fjalën e mori anëtarja Nurihan Seiti, e cila tha se ky proces ngre pikëpyetje.
“Edhe pse mendoj që Këshilli Duhet të jetë funksional në kuptimin e drejtimit dhe përfaqësimit, nuk është se është hera e parë që kalohet një periudhë kohë, kur mbaroi mandati i Brahimit dhe Balla ndejti si zëvendës, mori kohën e duhur për platformën dhe u bë mbledhja. Ajo që kam në qendër të vëmendjes për ti thënë këshillit dhe opinionit do këtë një pikëpyetje. Nga koha kur ndodhemi, duke para që ligji ka logjikën, kohën dhe zgjedhjen, mendoj që koha si një faktor për mua dhe zëvendësin Bazaj dhe tre anëtarët që prezumohet të vijnë së shpejti duket si një kohë negative. Duket sikur përjashtohemi nga kjo mundësi, mundësia i takon vetëm pjesës civile që vjen nga kuvendi.
Më 27 maj KLP konstatoi përfundimin e mandatit Alfred Ballës, i përjashtuar nga vettingu për 15 vite. Vendimi u mor me 9 vota pro dhe kundër vetëm të anëtares Nurihan Seitaj. Mbledhja e KLP-së u shoqërua me debate të forta.
Më 21 maj, KPA vendosi përjashtimin e tij me 15 vite nga sistemi i drejtësisë, duke rrëzuar një vendim të shkallës së parë, KPK, që e mbylli procesin e tij pa një vendim. Sipas vendimit të KPA, Balla s’ka të drejtë për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare“, tha ajo.