Aktivisti Adriatik Lapaj gjatë prezantimit të lëvizjes së tij politike “Shqipëria Bëhet”, është shprehur se nisja e këtij rrugëtimi ishte vendimi më i vështirë që ka marrë ndonjëherë.
“Ky është vendimi më i vështirë që më është dashur të marr ndonjëherë. Mund të isha ulur në kolltukë si ata të tjerët, por besoj se meritojmë një të ardhme tjetër. Deri sot pesha e përgjegjësisë ishte mbi mua, por nga sot ne jemi ne”, u shpreh ai.
“Sot do ju flas si mund ta ndryshojmë dhe ta bëjmë një vend normal Shqipërinë. Unë besoj te cilësia e individit, por që ky i fundit të performojë duhet të garantohet shpërfaqja e tij në shoqëri. Për të siguruar rregullat na duhet shoqëria. Na duhet të shkëpusim shoqërinë nga koncepti i mikut, partisë, për të zgjidhur punën tonëetj. POunët dhe hallet duhet ti zgjidhë ligji. Të drejtën e studimit duhet ta japë ligji, pronanë duhet ta mbrojë ligji. Vendin e punës duhet të fitosh në bazë të ligjit. Kujdesin shëndetësor duhet ta kesh në bazë të ligjit. Rimbursimet në bujqësi peshkim dhe blegtori duhet të ti sigurojë ligji.