“Lamtumirë Shtëpia e Popullit!” Biden emocionon Amerikën me mesazhin e tij prekes dhe videon nostalgjike

Presidenti në largim i SHBA-së, Joe Biden, ka ndarë një video emocionuese përmes profilit të tij personal në platformën “X” (ish-Twitter), duke përshkruar momentet më të veçanta të mandatit të tij katërvjeçar.

“Amerikë, faleminderit që më besove këtë vend të shenjtë. Më ka pëlqyer hapja e dyerve të Zyrës Ovale gjatë katër viteve të fundit,” shkroi Biden, duke e cilësuar Shtëpinë e Bardhë si “Shtëpinë e Popullit.”

Videoja përmbledh kujtime të paharrueshme nga vizita të personaliteteve të shquara në Shtëpinë e Bardhë dhe Zyrën Ovale, si Mariah Carey, Bono, Selena Gomez, Olivia Rodrigo, Billie Eilish, dhe shumë të tjerë.

Ndërkohë, të gjitha sytë janë drejt Capitol-it, ku sot në orën 18:00 (me orën e Shqipërisë), Donald Trump do të inaugurohet si president i ri i SHBA-së.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)