Lajmi i fundit/ Nis gjyqi për vulën e PD-së

Gjykata do të japë sot verdiktin e saj mbi vulën e Partisë Demokratike, nëse do të qëndrojë në duart e Enkelejd Alibeajt apo do t’i kalojë kryedemokratit Sali Berisha.

Seanca në Apel nis në orën 11:00, ku do të vendoset ankimimin e Alibeajt, i cili kërkon rrëzimin e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen e Kuvendit të Berishës të 11 dhjetorit 2021 si legjitim.