LAJMI I FUNDIT/ 15-vjeçari plagos me kallashnikov nënën e tij në Dibër, policia jep detajet

Rreth orës 17:00, në fshatin Selishtë, Dibër një shtetas i mitur 15-vjeç, dyshohet se aksidentalisht në banesë ka plagosur me armë zjarri, nënën e tij shtetasen Sh.L., rreth 46 vjeçe e cila po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar në Komisariat të miturin.

Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit tip kallashnikov.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Check Also

Ngrin marrëveshja Meloni-Rama. Kampi i Gjadrit i mbyllur deri në korrik 2025”

“Shqipëria, ‘e mbyllur’ përkohësisht nga gjykatësit deri në korrik 2025.” Kështu shkruan Il Giornale referuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *