Lajmet më të lexuara të vitit 2024 në Replika.al, kronika ‘rrëmben’ vëmendjen e publikut

“Replika.al” ka pasur një “boom” klikimesh përgjatë vitit 2024.

Vërtetësia dhe transparenca me lexuesin është padyshim ajo që e karakterizon këtë redaksi, e cila gjen rastin edhe për t’iu falenderuar dhe uruar për një vit sa më mbarë në 2025.

Ngjarjet e kronikës, por edhe ato të showbizz kanë prekur audiencën, duke qënë edhe ato më të lexuarat.

Humbi vëllain në aksident, dedikimi prekës i djalit të biznesmenit: Do vij çdo ditë të të takoj, nuk do lodhem dhe pse s’do më përgjigjesh

Amarildo Pajtoni u nda nga jeta një ditë më parë si pasojë e një aksidenti rrugor me motor. Vëllai i tij, Redion Pajtoni ka bërë një dedikim prekës për ikjen e 27-vjeçarit.

Roza Lati e thotë “troç”: Nuk dua të prononcohem, e zgjedh unë kur dua të flas!

Ish-banorja e “BBV3” dhe moderatorja Roza Lati ka bërë një pauzë prej televizionit që prej disa kohësh dhe tani vëmendja e të gjithëve është në jetën private të saj. Shumë presin që Roza të ndajë sa më shumë detaje rreth romancës më të re që ajo ka krijuar mirëpo për Rozën nuk është momenti i duhur dhe sipas saj, është ajo që e zgjedh se kur dëshiron të flasë apo të prononcohet.

Vrasja e 14-vjeçarit/ Prindërit mes lotësh: Djalit të vogël i kemi thënë se Martini ka shënuar gol me kombëtaren

Prindërit e 14-vjeçarit, Martin Cani kanë zbuluar të tjera detaje nga tragjedia e kësaj të hëne.