Një sherr me thika ka ndodhur mes dy adoleshentësh paraditen e sotme pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.
Sipas informacioneve të para, mësohet se kanë mbetur të plagosur të dy adoleshentët, përkatësisht të moshës 14 dhe 15 vjeçare.
Dy djemtë e përfshirë në konflikt janë nxënës të shkollës “Fan Noli”, njëri në klasën e tetë, ndërsa tjetri në klasën e nëntë.
Ata janë zënë me njëri-tjetrin jashtë orarit të mësimit, pasi ka mbaruar ora e gjashtë.
Në sherr nuk janë përfshirë nxënës të tjerë, por dy të lënduarit raportohet se kanë marrë lëndime të rënda.
Sakaq, priten informacione më të detajuara nga policia për zbardhjen e konfliktit mes dy nxënësve.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ