“Laje gojën nga akuzat për babin e Zenit dhe Nokën”- Deputeti i PS -Bardhit: Kujdes kur flet me socialistët! Qëro hesapet me…

Seanca parlamentare është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës. Fillimisht ishte kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i cili hodhi akuza ndaj socialistëve.

Si përgjigje, deputeti Toni Gogu, iu drejtua duke i thënë se  “kur të flasë për kolegët socialistë duhet të lajë gojën” dhe se “duhet të qëronte hesapet një herë me kolegët e tij të grupit”, duke i kujtuar akuzat që Bardhi ka bërë më parë ndaj Nokës dhe Berishës.

“Qëndroji njëherë disa akuzave që ke bërë më herët për babin e Zenit, për kolegun Noka dhe pastaj hajde fol me ne socialistët. Ti je mësuar të flasësh nga vendi, të flasësh kot, je mësuar të akuzosh sic akuzohet në rrugë. Zotëri shko te vendi dorëzo kallëzime e prova dhe lërë fatin e kolegëve se atë e vendosin qytetarët. Me shumë kujdes me Partinë Socialiste dhe socialistët e kësaj shumice! Unë do të thosha qëro njëherë hesapet me kolegët e grupit tënd dhe pasi të jetë larë goja me ato të grupit tënd, mund të vish dhe ta mbushësh gojën me baltë për kolegët socialistë”, u shpreh Gogu.