Laert Haxhiu në Apelin e GJKKO: Po dënohem pa fakte!
Laert Haxhiu, i dënuari me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë për “Masakrën e Lushnjës” tha në sallën e gjyqit se po dënohet pa fakte dhe prova.
“Po dënohem pa të drejte dhe pa fakt. Jam dakord me kërkesën e avokatit”, tha Haxhiu. Nga ana e saj, prokurorja e çështjes Doloreza Musabelli hodhi poshtë pretendimet e mbrojtjes për përseritjen e shqyrtimit gjyqësor, pasi siç tha gjatë procesit gjyqësor.
Prokurori Altin Dumani hodhi poshtë pretendimet se gjatë shqyrtimit gjyqësor ne shkallë të parë nuk janë pranuar provat e kërkuara nga mbrojtja.
“Këto pamje nuk janë një provë e vetme. Palët, prokuroria dhe avokati nën drejtimin e gjykatës kanë pasur mundësinë të dëgjojnë edhe dëshmitarët. Nuk është e vërtetë që gjatë shqyrtimit gjyqësor ne shkallë të parë nuk janë pranuar provat e kërkuara nga mbrojtja”, tha Dumani.
Në përfundim gjykata hodhi poshtë kërkesë për riçeljen e shqyrtimit gjyqësor.