Laboratori i kokainës në Frakull, GJKKO dënon me 89 vite burg 10 pjesëtarët e grupit

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për grupin e personave të dënuar pas zbulimit të laboratorit të drogës në Frakull të Fierit, , ku u gjet dhe u sekuestrua 485 kilogramë kokainë.

Vendimi i dhënë nga GJKKO në qershor të këtij viti u ankimua nga Enxhi Ferhati, Bledar Matoshi, Nikolin Gjolena, Viktor Çervanaku, Denilson Çervanaku, Zenel Çervanaku, Klajdi Vrioni, Redion Meshi dhe Marildo Rona.

Apeli la në fuqi dënimin me 89 vite burg për 10 pjestarët e grupit të laboratorit të kokainës në Frakull të Fierit. Në dënimet e dhëna u aplikua gjykimi i shkurtuar. Julian Malaj i cili u dënua me 2 vite burg nga Shkalla e Parë u lirua nga qelia për shkak të kohëzgjatjes së qëndrimit në paraburgim.

Togat e zeza cilësuan fajtorë:

Nikolin Gjolena 17 vite burg – 11.4 vite burg me gjykim te shkurtuar
Viktor Cervanaku – 15 vite burg – 10 vite burg me gjykim te shkurtuar
Enxhi Ferhati –  12 vite – 8 vite burg me gjykim te shkurtuar
Klajdi Kodra – 17 vite – 11.4 vite burg me gjykim te shkurtuar
Bledar Matoshi – 12 vite – 8 vite burg me gjykim te shkurtuar
Denilson Çervanaku – 17 vite – 11.4 vite burg me gjykim te shkurtuar
Zenel Çervanaku –  14 vite – 9.4 vite burg me gjykim te shkurtuar
Redion Meshi – 14 vite – 9.4 vite burg me gjykim te shkurtuar
Julian Malaj – 3 vite – 2 vite burg me gjykim te shkurtuar për (moskallëzim krimi ) lirohet menjëherë
Marildo Rona – 12 vite – 8 vite burg me gjykim te shkurtuar