La Gjermaninë për Shqipërinë, kandidati i “Shqipëria Bëhet” në Elbasan, Ledian Amati: Pasaporta europiane për çfarë na duhet? Amnistojmë gjobat dhe …

Ledian Amati, një figurë e angazhuar prej vitesh në komunitetin shqiptar në Diasporë, rrëfen historinë e tij nga një karrierë në shërbimin ushtarak drejt botës së biznesit në Greqi dhe Gjermani, ku jeton dhe punon prej kohësh.

Ai është sot një nga kandidatët e listës numër 6, “Shqipëria Bëhet”, përfaqësues i diasporës në Dyseldorf, Gjermani dhe në qarkun e Elbasanit.

“Nga ushtarak u ktheva në biznesmen. Nuk u largova nga Shqipëria për në Irak, por për në Greqi dhe atje kam krijuar firmën e parë, dhe deri më sot kam të njëjtin profil pune. Fillimisht kam ndihmuar “Shqipëria Bëhet”. Isha mbështetës i punës së Lapajt, jam një nga anëtarët e kryesisë së Dyseldorfit dhe ky kandidim vjen si vlerësim i kontributit tim personal, të cilin e pranova me përgjegjësi. Kemi punuar gjatë në Diasporë. Njerëzit janë të etur për ndryshim, fushata ka shkuar e qetë dhe mendoj se jemi shumë lart. 30% e kandidatëve të “Shqipëria Bëhet” janë nga diaspora. Rreth 50% e regjistrimeve nga diaspora janë bërë përmes linkut tonë të “Shqipëria Bëhet”. Ne kemi një program modern për Shqipërinë. Janë korniza europiane të përshtatura për realitetin shqiptar. Programi është përdorur edhe nga PD e PS, siç ishte edhe rasti i 200 eurove si minimum jetik.

Shqipëria nuk është shtet i varfër, por menaxhohet keq. Të pakënaqur janë nga gjithçka marrin premtime për 34 vjet: ujë, drita, rrugë. Nuk e shprehin në publik, por janë të lodhur nga partitë dhe nga ky sistem politik i vjetruar. Fondet janë keqmenaxhuar. Nuk prodhuam as alkool, asnjë maskë për COVID-19. Bashkitë e mëdha janë një zgjidhje e gabuar e politikës së vjetër. Të gjitha rrugët e Shqipërisë janë të hapura, me pluhur, tym, kaos. Bëjnë premtime dhe fasada boshe. Jemi në hall të madh përsa i përket sigurisë publike, që nis nga familja.

Pasaporta europiane për çfarë na duhet? Në Shqipëri, për çfarë na duhet? Për të emigruar!? U integruam, por vetëm për të ikur. Fondet duhet të shkojnë në shërbim të qytetarit. Rruga Tiranë-Elbasan, por në unazën e Elbasanit humbet 4 orë në ditë nga jeta e tij. Ne kemi një pikë shumë të rëndësishme: që që nga klasa e 7-të, në shkolla duhet të jetë i pranishëm një psikolog dhe një pedagog. Duhen ndarë profesionet, sepse kemi konkurrencë të pandershme.

Largimi i të rinjve? Ne kemi një program për të ringjallur fabrikat e vjetra. Një orientim të qartë që njerëzit të punojnë këtu. Zakonisht, shteti është pengesë në hapjen e një biznesi të ri. Nuk kemi kulturë pune, ka nevojë për konsulencë. Duhet filluar nga zero, fillimisht nga pronat. Unë e kam propozuar që në Shqipëri të ketë një amnisti për çdo gjë, për t’u ndarë nga e kaluara. Synimi ynë është që pas amnistisë të mos ketë vetëm burg, por edhe masa të tjera ndëshkuese. Në rast se gjobat do jenë të larta shqiptarit i dhemb vetëm portofoli.

Mesazhi për qytetarët? Ka akoma shpresë, ka njerëz si ata që dëshirojnë një Shqipëri që bëhet. I ftoj që të votojnë numrin 6 dhe “Zoti qoftë me ta,”, tha Amati në një intervistë në Top News.