Kyriakos Mitsotakis: Anastas Janullatos ishte diplomati i dashurisë dhe hallka e komunikimit mes dy shteteve

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, mbajti një fjalim emocionues gjatë ceremonisë mortore të Kryepeshkopit Anastas Janullatos, e cila u mbajt në Tiranë. Mitsotakis e vlerësoi Janullatos si një urë miqësie mes dy popujve dhe një hallkë komunikimi mes Greqisë dhe Shqipërisë, duke e cilësuar atë si diplomatin e dashurisë.

Mitsotakis theksoi se vdekja e Janullatos krijon një boshllëk që është e vështirë të plotësohet dhe se figura e tij është e vajtuar nga të dyja kombet, si nga grekët ashtu dhe nga shqiptarët. Ai e kujtoi atë si një figurë të guximshme dhe të vendosur që e përmbushi misionin e tij me maturinë dhe ndërgjegjën e një diplomati të vërtetë.

Në fjalën e tij, Mitsotakis vuri në dukje se Kryepeshkopi Anastas ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në Shqipëri që nga ardhja e tij në vitin 1991, në një periudhë të vështirë pas regjimit të diktaturës, duke dhënë një kontribut të paçmuar për të krishterët e persekutuar dhe për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)