Kylian Mbappe refuzon rinovimin, Real Madrid gati të paguaj shifrën e çmendur
Vendimi për të mos rinovuar kontratën që skadon në verën e ardhshme mund të sjell divorcin e Kylian Mbappe me PSG-në.
Francezi ka informuar skuadrën që sezoni i ardhshëm do të jetë i fundit me ta. Situatë që natyrisht preferohet nga shumë klube, që kërkojnë të “rrëmbejnë” talentin 24-vjeçar.
Madje, merkato e verës pritet të jetë tepër vendimtare për Mbappe. Real Madrid synon të firmos me francezin pas largimeve të bujshme në repartin e avancuar, ndër të gjitha të Karim Benzema.
Mediat spanjolle dhe franceze shkruajnë për një ofensivë të madrilenëve, të cilët janë gati të paguajnë për kartonin e sulmuesit.
PSG synon të marrë rreth 160 milionë euro nga largimi i sulmuesit, shifër që do kënaqte kampionët e Ligue 1, pasi kanë mundësinë e fundit për të përfituar nga largimi i tij. Për zyrtarizimin e kësaj marrëveshje rol kyç do luaj padyshim edhe Mbappe.
Francezi mësohet se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Real Madrid, Florentino Perez, në mënyrë që të kërkojë falje për mënyrën se si shkuan gjërat verën e kaluar. Spanjollët janë gati për të plotësuar kushtet financiare që kërkon 24-vjeçari, duke mbetur pista konkrete për të ardhmen e tij.