Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjete sociale ka uruar festën e 8 Marsit.
Rama në urimin e tij shkruan se nisma e qeverisë së tij favorizon nënat e papuna me tre e më shumë fëmijë.
Postimi i plotë:
MIRËMËNGJES
Gëzuar “8 Marsin” me risinë që këtë vit e në vijim nënave të papuna me tre e më shumë fëmijë, sigurimet shoqërore e shëndetësore u paguhen nga shteti pas Këshillimit Kombëtar, ku shumica dhanë pëlqimin e tyre për këtë risi.