“Ky është vetëm fillimi”/ Rama paralajmëron tregtarët: Qumështi, bulmeti dhe mishi pa faturë do konfiskohen…
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një paralajmërim të fortë për tregtarët, duke bërë me dije se ka nisur procesi i konfiskimit të qumështit dhe produkteve të bulmetit pa faturë, si pjesë e një aksioni të gjerë për kontrollin e sigurisë ushqimore.
Ai theksoi se në temperaturat e larta të verës, produktet ushqimore të pakontrolluara përbëjnë rrezik serioz për shëndetin e konsumatorëve.
Edi Rama: Ka filluar procesi i konfiskimit të qumështit dhe bulmetrave pa faturë. Dmth pasiguri ushqimore, aq më tepër në këto temperatura të larta ku mund të ndodhin gjëra të rënda në lëndim të shëndetit të konsumatorëve. Qumësht dhe bylmet pa faturë dhe mish i freskët pa faturë nuk do të lejohet. Kushdo që do ta tregtojë do ta humbasë atë si mall.
Dhe ky është vetëm fillimi i një kontrolli shumë më të rreptë sa i përket sigurisë ushqimore.