Detaje të reja nga atentati ku viktimë mbeti, Klaudio Prendi.
Autorët kanë survejuar lëvizjet e 28-vjeçarit dhe dyshohet se gjatë atentatit janë perdorur armë me silenciator.
Objektivi i atentatit, Klaudio Prendi fillimisht mbeti i plagosur dhe më pas ndërroi jeta në spital.
Autorët e atentatit kanë qenë në një makinë dhe kanë qëlluar sapo Prendi ka dalë nga lokali në Xhamllik për të hyrë më makinën e tij, e cila është mbushur plotë me vrima plumbash.
Pak minuta më vonë, në zonën e Farkës është gjetur një makinë e djegur që dyshohet se u përket autorëve të ngjarjes.
Klaudio Prendi nuk është emër i panjohur për blutë, pasi më 6 maj 2023, ai ka qëlluar me armë në qytetin e Pukës.
Ai është djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, i cili u dorëhoq pasi filloi vettingu, por që njëherësh është krahu i djathtë i kandidatit të koalicionit Berisha-Meta, Rrok Dodaj.