Ky është 22 vjeçari i arrestuar brenda parkingut në QSUT i kapur me rreth 900 gr kokainë!
Ky është Kristian Buçi, i riu i arrestuar brenda parkingut në QSUT nga Anti-droga e Tiranës.
Ndaj tij kishin nisur hetimet prej 4 muajsh pasi dyshohet për shpërndarje të sasive të mëdha të kokainës.
Policia ka finalizuar operacionin ‘Interruption’, ku bëhet me dije se gjatë kontrolleve në automjetin e 22 vjeçarit, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dhe më pas në banesën e tij, janë gjetur në total rreth 900 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe një sasi municioni luftarak.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale lëndën narkotike dhe sasinë e municionit luftarak.