Ky burrë hoqi dorë nga ecja dhe i dhuron paratë për operacionin një fëmije me aftësi të kufizuara

Ky është Dan Ai jeton në Uells. Ai është një djalë energjik, i pëlqen çiklizmi. Është viti 2009. Dani është 22 vjeç, hipi në biçikletë, merr rrugën për në punë. Ajri ia fërkon fytyrën, papritmas para tij shfaqet një makinë. Dan përpiqet të frenojë, pastaj bie errësira. Ai rihap sytë në spital. Ai përpiqet të lëvizë, nuk mundet. Ai ka panik.

Krahu i tij i djathtë është jashtë funksionit, trupi i tij është i paralizuar nga gjoksi e poshtë. Dani është i tmerruar. Jeta e tij është reduktuar në një karrige me rrota. Nuk i pëlqen, nuk e dëshiron. Pse dreqin nuk ka vdekur? Ai nuk mund të gjejë paqe.

Një ditë ai zbulon se ka një operacion që mund ta bëjë atë të ecë përsëri. Është e rrezikshme dhe shumë e shtrenjtë. Por kjo është shpresa e tij e vetme. Dani ngjitet me të gjithë qenien e tij. Gjen një punë, dhe kursen qindarkë pas qindarke.
Është viti 2013.
Danit iu deshën katër vjet, por ai ia doli, me mund dhe disa donacione, kurseu njëzet e pesë mijë euro. Ai është gati për operacion. Ai nuk mund të presë. Ai po bën dokumentet. Në spital dëgjon për një fëmijë. Brecon është 5 vjeç dhe ka lindur me paralizë cerebrale e cila e pengon të ecë. Ai ka nevojë për një operacion urgjent që mund ta bëjnë vetëm në Shtetet e Bashkuara. Familja e tij nuk di ku t’i marrë paratë, ata janë të dëshpëruar…

Dani i mbulon veshët, por zemra i gjëmon brenda tij. Operacioni i fëmijës ka shanse më të mëdha për sukses, dhe ai është aq i vogël sa nuk e ka përjetuar kurrë emocionin e ecjes me këmbët e veta. Dani është i frikësuar, por në të njëjtën kohë ai është i qetë. Në paqe me veten pasi nuk kishte qenë për një kohë të gjatë. Ai heq dorë nga operacioni dhe i jep atij të panjohurit të vogël të gjitha kursimet e tij.
“Ec edhe per mua.”
Është viti 2015.
Dani është 28 vjeç, ai e shtyn karrocën e tij me rrota përpara një shkolle. Një fëmijë i afrohet. Ritmi është pak i pasigurt, por buzëqeshja është verbuese. Dan përqafon Brekonin e vogël. Eja, sot do të të mësoj si të ngasësh një biçikletë.