Kuvendi nisi me tensione këtë të hënë, ndërsa deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren.
Përfaqësues të Gardës janë pozicionuar në foltore.
Debati ka degraduar në përplasje fizike, Gledion Nallbati goditi deputetin socialist Vullnet Sina.
Dyshohet se kur Vullnet Sina po fliste, Nallbati shkoi t’i mbyllte mikrofonin.
Pas kësaj situate, Kuvendi ndërpreu transmetimin.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ