Kuvendi gati për Amnistinë, interpelancë me ministren Kumbaro, por jo me Ramën
Kuvendi zhvillon sot seancën plenare të radhës, ku pritet të miratohen disa projektligje.
Si pikë e parë e rendit të ditës është një interpelancë me ministren e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro e kërkuar nga deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa
Më pas Kuvendi do të shqyrtojë:
– projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9154, datë 6.11.2003, “Për arkivat””;
– projektligjin “Për disa ndryshime në Ligjin nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar;
– projektligjin “Për burimet ujore”;
– projektligjin “Për disa ndryshime në Ligjin nr. 55/2015 “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
– si dhe projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 15/2017, datë 16.2.2017 “Për arsimin dhe formimin professional në Republikën e Shqipërisë”.
Kuvendi pritet të votojë edhe:
– projektvendimin “Për zgjedhjen Komisioner në Seksionin për Policinë, Shërbimin Sekret, Burgjet, Forcat e Armatosura dhe Pushtetin Gjyqësor në institucionin e Avokatit të Popullit”;
– projektvendimin “Për zgjedhjen Komisioner në Seksionin për Organet e Administratës Qendrore, të Pushtetit Vendor dhe të të Tretëve që Veprojnë për Llogari të Tyre në institucionin e Avokatit të Popullit”;
– si dhe projektvendimin “Për propozimin e një anëtari të Komisionit të Prokurimit Publik”.