Kuvend/ Zgjidhen emrat e rinj nga radhët e Avokatëve për KLP dhe KLGJ-në! Zgjatet afati për komisionin hetimor për ‘Sterilizimin’
- 25 July, 2024
Seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar do të ketë axhendë të ngjeshur dhe është parashikuar që të zhvillohet në 2 ditë, ndërsa për votim nesër do të kalojë dhe drafti i dakordësuar mes PD dhe PS për Reformën Zgjedhore
Gjatë seancës u miratuan projektrezolutat për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve të drejtësisë si dhe institucioneve të tjera që raportuan në Kuvend seancën e 18 korrikut.
Gjatë seancës së sotme plenare janë parashikuar të mbahen edhe dy interpelanca. Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa do të zhvilloj interperlancë me ministrin eEkonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja. Po ashtu deputeti Agron Shehaj ka kërkuar interpelancë me ministrin e Financave Ervin Mete.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ