Kuvend rikthehet në seancë/ Rend dite shkarkimi i Këshillit Drejtues të RTSH dhe vota për Diasporën

Kuvendi rikthehet këtë të hënë në seancë plenare për të vijuar me rendin e ditës së të enjtes kur Parlamenti ndërpreu punimet për shkak të tensioneve të krijuara në sallë.

Në seancën që pritet të nisë në orën 10:30, Kuvendi pritet të miratojë një draft të dakordësuar lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor sa i takon votës së Diasporës.

Ndryshimet përfshijnë  pagesën e postës për kthimin e votës së diasporës, numërimin e saj nga komisionerë politikë dhe afrimin e afatit më 12 mars për regjistrimin e partive e kandidatëve.

Kuvendi gjithashtu pritet të votojë shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar, me në krye Leka Bungon dhe 9 anëtarët, Ilir Keko, Albert Minga, Dionis Papadhimitri, Ëngjëll Ndocaj, Edmond Tullumani, Mevlan Shanaj, Milena Selimi dhe Ardita Reci.