Kutitë e fundit/ E paparashikuar! PD humbi 3 mandate në 3 qarqe nga listat e mbyllura
Teksa po numërohen kutitë e fundit në rang vendi, tashmë gjithçka është e qartë sa i përket jo vetëm fitores, por edhe ndarjes së mandateve.
Deri më tani PS ka siguruar plot 83 mandate deputetësh, si kurrë më parë në zgjedhjet pluraliste që nga 1991, dhe për herë të katërt rresht do të udhëheqë Shqipërinë. PD ka siguruar 50 deputetë, ndërsa partitë e ashtquajtura të vogla 7 të tillë.
Humbja drastike e PD në të paktën 3 qarqe që nuk ishte menduar, pasi nuk ka siguruar deputetët nga listat e mbyllura. Kështu, në Elbasan, nga 5 kandidatë në listë të mbyllur, PD ka siguruar vetëm 4 mandate dhe i fundit nuk hyn në Parlament.
Gjithashtu, e njëjta situatë edhe në Vlorë, ku PS shkoi 9 mandate dhe PD zbriti në 3, duke humbur një deputet në listë të sigurtë. Në Fier e njëjta situatë, PD kishte 5 deputetë në listë të sigurtë, por PS fitoi 12 me 4. Këta janë rezultate këto që nuk ishin parashikuar.