Kushtetuesja refuzon për herë të dytë kërkesën e Marsida Xhaferllarit për t’u tërhequr nga çështja “Berisha-Malltezi”

Gjykata Kushtetuese ka refuzuar për herë të dytë kërkesën e gjyqtares Marsida Xhaferllari për t’u dorëhequr nga shqyrtimi i çështjes “Berisha-Malltezi”. Sipas burimeve, kërkesa e gjyqtares ishte depozituar një ditë më parë, por është hedhur poshtë nga trupi gjykues.

Marsida Xhaferllari kishte kërkuar të mos merrte pjesë në shqyrtimin e kësaj çështjeje, megjithatë arsyet e kërkesës së saj nuk janë bërë të ditura. Ky është refuzimi i dytë që gjyqtarja merr nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me përjashtimin e saj nga ky rast.