Kushtetuesja refuzon Komisionin “Xhafaj” Zaçaj: S’mund të marrim pjesë në procese ligjbërëse

Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin “Xhafaj” të Antikorrupsionit dhe i ka kthyer përgjigje zyrtare Kuvendit. Përgjigja është kthyer nga vetë kreu i institucionit më të lartë të drejtësisë në vend, Holta Zaçaj, pas ftesës së Komisioni Antikorrupsion i drejtuar nga Fatmir Xhafaj i ka bërë për pjesëmarrje. Zaçaj në përgjigjen e saj thekson se “s’mund të marrin pjesë në Komisionin “Xhafaj” pasi nuk bëhen pjesë në procese ligjbërjeje”.

Gjykata Kushtetuese e konfirmoi sot se ka refuzuar kërkesën për të dërguar ekspertë dhe përfaqësues në tryezat e punës së Komisionit Antikorrupsion. Më herët, kryetari Fatmir Xhafaj i kishte dërguar ftesë Gjykatës Kushtetuese që të përfaqësohej në Komisionin Antikorrupsion…