Ditën e mërkurë të 15 marsit territori i vendit pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Priten reshje mesatare në pothuajse të gjithë qarqet, ndërsa në qarkun e Vlorës reshjet do të arrijnë deri lokalisht intensive.
Në qarqet Kukës dhe Korçë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Kurse në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër reshjet do të shoqërohen me shtrëngata.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente të shkurtra deri e fortë, kryesisht në bregdet dhe në zonat malore. Temperaturat parashikohen: në zona malore 3 deri në 9°C, në zona e ulëta 9 deri në 13°C, në zona bregdetare 10 deri në 14°C.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ