Kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme/Parashikimi i motit, e mërkurë, 31 maj 2023
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare deri te dendura e më pas me kthjellime të pakta kalimtare deri në orët e para të mëngjesit. Nga orët e mesditës e në vazhdim shtim vranësirash mesatare deri të dendura. Reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në relievet kodrinore – malore këto reshje në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave.
Intensiteti i këtyre reshjeve për një periudhë të shkurtër kohore deri mesatar shoqëruar dhe me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare deri 8m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës nga 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | |
Shkodër | 16/29 | Diell re shi |
Kukës | 13/24 | Diell re shi |
Lezhë | 17/28 | Diell re shi |
Dibër | 12/23 | Diell re shi |
Durrës | 16/27 | Diell re shi |
Tiranë | 16/28 | Diell re shi |
Elbasan | 15/29 | Diell re shi |
Berat | 15/28 | Diell re shi |
Vlorë | 16/28 | Diell re shi |
Korçë | 10/19 | Diell re shi |
Gjirokastër | 12/26 | Diell re shi |
Sarandë | 15/26 | Diell re shi |