Donalda Surducku, mjekja kushërirë me Parashqevi Simakun është familjarja e parë që ka hedhur dritë mbi fatin e saj.
Në një mesazh drejtuar Mira Kazhanit ajo tregon betejën me shëndetin, ndarjen nga bashkëshorti dhe pengun e nënës së Parashqevisë që iku nga kjo jetë një vit më parë.
Mesazhi i të afërmes së Parashqevi Simakut:
Jam një familjare e Parashqevisë. Prej vitesh kemi humbur kontaktet me të. Informacioni i fundit që kemi është se ka pësuar një hemorragji cerebrale, e si pasojë, nuk është shumë e kthjellët. Me bashkëshortin është ndarë prej shumë kohësh, por duke qenë se ai fitoi kujdestarinë mbi djalin e tyre, është detyruar të vazhdojë jetesën në Amerikë për t’i qëndruar pranë djalit.
Tezja e mamasë sime (pra, mamaja e saj) ndërroi jetë totalisht e vetme vitin e kaluar, me lot në sy për vajzën e saj. Siç ju thashë, kontaktet me Parashqevinë i kemi humbur prej disa vitesh.
Ju falënderojmë për këtë nismë dhe shpresojmë që ndoshta është ende e mundur ta gjejmë dhe ta ndihmojmë.” shkuan ajo.