“Kush mendon se drejtësia është e njëanshme, gabohet”, Dumani: Korrupsioni dhe krimi nuk mund të zhduken brenda ditës

Altin Dumani gjatë fjalës së tij në kuadër të 5-vjetorit të krijimit të SPAK, u shpreh se aspirata e Prokurorisë së Posaçme është krijimi i një sistemi drejtësie të fortë që i shërben të gjithëve në mënyrë të barabartë.

Më tej Dumani u shpreh se kush mendon se drejtësia është e njëanshme gabohet, ndërsa theksoi se korrupsioni dhe krimi nuk mund të zhduket brenda ditës.

Sakaq ai u ndal te kërcënimet, ku tha se “Jemi betuar për t’i shërbyer vendit, drejtësisë shqiptare dhe qytetarëve shqiptarë”.

Ne jemi krenarë për kontributin tonë në lehtësimin e integrimit të Shqipërisë në familjen evropiane, duke ruajtur standardet evropiane të zbatimit të ligjit. Misioni ynë nuk përfundon me dosjen e radhës. Ne jemi këtu për të garantuar një sistem drejtësie të fortë, ku ligji zbatohet dhe nuk është privilegj për disa e vuajtje për të tjerët.”, tha ai.