Kush janë tre hajdutët që thurën planin e arratisjes nga burgu i Fierit me vrasësin Dan Hutra (Emrat-Foto)

3 të paraburgosur të akuzuar për vjedhje kanë qenë bashkëpunëtorë të vrasësit të grave Dan Hutra në tentativën e tij të dështuar për t’u arratisur nga burgu i Fierit. Ata janë Martin Kapllani, Geraldo Veizi dhe Feti Kovaçi ndaj të cilëve është caktuar masë sigurie arrest në burg për vjedhje.