Kryeministri Edi Rama në fjalën në mbledhjen e jashtëzakonshme me ministrat dhe deputetët e tij.
Rama: Kush tradhton besimtarë e thjeshtë, kush i tradhton njerëzit e zakonshëm, që secili në këtë sallë i kanë dhënë mandatin e jetës, në parlament apo qeveri, deputet apo ministër, nuk është i yni dhe nuk ka asjë punë me ne.
Nëse fut duart në arkën e shtetit dhe në xhepat e popullit nuk është ne, nuk ka se si të jetë ne dhe nuk ka çfarë kërkon tjetër nga ne veçse përbuzjes.
Vjen njësoj si tek ju dhe tek unë helmi që hidhet, siç hidheshin minjtë për të helmuar kështjellën.
Cilido që privilegjin për t’i shërbyer këtij vendi e përdor për t’i vjedhur këtij shteti, i dëgjoj kur bërtasin hajdutët e Edi Ramës, ia kapën një drejtor a kryetar bashkie, apo një përgjegjës drejtorie dhe nuk pushojnë. Në shoqërinë ku jetojmë individi është sovran.