Kush është Kevin Hajrulla që u plagos sonte në Vlorë? Lidhja me Ines Hajrullën, të fortin e Vlorës

Kevin Hajrulla i cili mbeti i plagosur sonte në një atentat në Vlorë, është i afërt i Ines Hajrullës, i njohur ndryshe edhe si i forti i Vlorës.

Ines Hajrulla është vazhdë e grupit të Edison Harizajt i cili u vra në një atentat mafioz në Durrës disa vite më parë.

Vetë Hajrulla i ka shpëtuar tre atentateve. Një me tritol ku humbi njëra këmbë, duke mbetur i gjymtuar. Dhe një tjetër më vonë, ku ishte së bashku me mikun e tij, Ervis Matodashaj.

Amarildo Nikolli nga Shkodra u arrestua në Vlorë teksa lëvizte më një armë zjarri me silenciator dhe me fishek në fole, gati për qitje më 8 gusht 2023. Plot 6 muaj më pas mësohet se objektiv i atentatit që u arrit të parandalohej ishte Inez Hajrulla. Ky ishte atentati i tretë që Hajrulla i njohur si i forti i Vlorës arriti ti shpëtojë. 

Kujtojmë se pas vrasjes së Gëzim Sinomatajt në Vlorë në janar të këtij viti, ka ndezur “gjakrat” e grupeve kriminale.