Kush është “dashuria e shekullit” e Erion Alibej? Xhuliano Hoxha ia thotë emrin në gjyq
Gjatë seancës së sotme Xhuliano Hoxha ka zbuluar vajzën që i ka marrë zemrën, Erion Alibejt.
Hoxha ka pyetur Alibejn para togave të zeza se përse nuk e përmend, Megi Kilën. Këtë të fundit e cilësoi si dashuria e shekullit e Alibeajt ndërsa sipas tij kjo i jepte informacione për Emiljano Ramazanin.
“Tregoje pak si e pyesje Megi Kilën për Emiljano Ramazanin? Pse nuk e permend Megi Kilën, dashurinë e shekullit? Se për vrasjen e Bujar Çelës unë kam qenë në shtëpi. S’kam lidhje fare me këtë ngjarje. Procesi jonë është i padrejtë fare, po manipulohet. Gjyqi zhvillohet si don Nuredin Dumani dhe Erjon Alibej. Do të lutem shumë gjyqtare, si fliste ai me Megi Kilën? Më shumë se burg përjetë nuk keni çfarë më bëni më. Le të mbarojë ai deklarimet se kam unë për të folur për të,” tha Hoxha.