Kush është avokati në Sarandë që i vendosën tritol në hyrjen e biznesit
Një sasi tritoli është gjetur në ambientet e jashtme të një biznesi në qytetin e Sarandës.
Lënda plasëse është gjetur e pa shpërthyer pranë hyrjes kryesore të sipërmarjes që merrej me organizimin e eventeve.
Burime bëjnë me dije se dyqani ku është vendosur eksplozivi rezulton në pronësi të avokatit Ilia Thanasi, ish kryetar i komunës Aliko. Dyqani shërben për shitje të dekorimeve për festa dhe të luleve.
Siç shihet dhe nga fotoja e mëposhtme, kallëpi tritoli është i lidhur me një fitil dhe i ngjitur me ngjitës ngjyrë blu.
Nuk dihet ende nëse lënda eksplozive nuk ka mundur të shpërthejë apo kemi të bëjmë me një formë kërcënimi për pronarin e biznesit, i cili është dhe avokat në qytetin bregdetar.
Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.