Kush është Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit për Bashkinë që mbeti i plagosur në Shkodër
Një nga personat e plagosur në atentatin me armë zjarri në Shkodër është edhe Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të Lulzim Bashës për kryetar bashkie në Shkodër.
Mësohet se persona të paidentifikuar që qarkullonin me motor dyshohet se i kanë drejtuar armën 32-vjeçarit, Arlind Bushati afër një lokali në pedonalen e Shkodrës, ngjarje kjo e ndodhur me 11 tetor. Dyshohet se arma ka qenë automatike, por nuk ka pasur të shtëna. Ndërkohe sa i takon ngjarjes Arlind Bushati ka qenë duke lëvizur në një makinë me Hamza Licin, i cili mbeti i vrarë.
Sipas policisë, automjeti që udhëtonin Lici dhe Bushati dyshohet ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motoçikletë që udhëtonte çifti i bashkëshortëve Bashkim dhe Flutura Basha, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me motomjetin ka ndërruar jetë gruaja dhe u plagos burri.