Kurum/​​​​​​Rama: Aludim psikopatologjik i artikuluar nga goja 7 penxherëshe! Bardhi: Kush i lejoi të dalin nga porti?

Kryeministri Edi Rama në interpelancën për mbetjet toskike, nuk ka lënë pa përmendur edhe kreun e PD Sali Berisha.Në replikat me kreun e grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, i cili edhe thirri seancën, Rama u shpreh se “hallin ” më të madh e ka kryedemokrati Berisha.

“Por është zotëria që tha po erdhi Berisha me flamur në godinë do iki nga politika, iku nga godina për të mbajtur kokën lart e për të parë Saliun. Problem më të madhe e ka ai që është në kat të 8 që nuk ngeli balerinë pa i shkuar te parvazi e pa i thënë më lër ta dredh belin për ty”, tha ai.

Rama e quajti televonelë politike akuza e fantazi për të helmuar popullin shqiptar, që njësoj si investigimi i Rai3 pas ka opozitën. Hoqi të gjitha përgjjegjësitë nga porti i Durrësit.

“Në asnjë port të botës përveçse në portin e mbetjeve që administrohet nga penxherja e katit të 8 atje mbi rrugën e shpresës së kotë, nuk analizohet çdo ngarkesë. Vetëm në fantazinë malinje të atyre që nuk e kanë haberin epunëve të shtetit e as të funksioneve të shtetit bëjnë analiza thes më thes, madje dhe kuti më kuti për të gjetur votën e duhur në kutinë e gabuar e më pas për të fituar pasi janë sakatuar’ tha Rama.

Kryetari i Grupit të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, pyeti kreun e qeverisë se kush e lejoi eksportin nga porti. Bardhi e cilësoi Ramën si kreun e aktivitetit të kontrabandës për mbetjet e rrezikshme.
Si janë lejuar të eksportohen nga Porti i Durrësit. Kush i ka lejuar të dalin nga porti i Durrësit. Për këtë duhet të përgjigjet kreu i aktivitetit të kontrabandës. Kur kapesh si kriminel në shkelje të ligjit nuk përballesh por përpiqesh të shmangesh” tha Badhi.

Në kundërpërgjigje Kryeministri Edi Rama e quajti: ;Fletërrufe malinje” interpelancën e PD-së ndërsa nënvizoi se po hetohet nga institucionet.

‘Telenovelë politike, akuza e fantazi për të helmuar popullin shqiptar.Janë vetëm dyshime. S’ka prova e as çertifikime. Por organet tona po hetojnë.  Në të dyja rastet, atij nga Elbasani – në Tajlandë e nga Kosova në Kinë përmes Durrësit, mallrat janë transportuar me të gjithë dokumentacionit përkatës përmes linjave konterenike ndërkombëtare me reputacion të padiskutueshëm. Aludim psikopatologjik, i artikuluar fatkeqësisht jo nga instucionet por nga të njëjtat burime ndotëse politike e mediatike në Tiranë… nga goja 7 penxherëshe… Diare e gojëve të pangishme’ tha Rama.