Kurti i dërgon letër Abdixhikut për koalicion qeverisës, reagon LDK: Do të përgjigjemi me…

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i është drejtuar me një letër publike kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, duke e ftuar në një marrëveshje politike për bashkëqeverisje. Kjo

Letra e Kurtit, e publikuar disa orë më parë, bën thirrje për dialog dhe bashkëpunim me qëllim formimin e institucioneve, për të shmangur krizën aktuale dhe mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme.

Në një reagim për Telegrafin, zëdhënësi i LDK-së dhe njëherësh deputet i kësaj partie, Besian Mustafa, konfirmoi se letra është pranuar dhe se partia do t’i kthejë përgjigje Kurtit “me kohë”.