Kurseu golat ndaj Shqipërisë, Lewandowski tërheq drejt titullit Barcelonën e rekordeve

Barcelona e Çavi Hernandes është shumë e fortë kur bëhet fjalë për transfertat.

Katalanasit treguan edhe njëherë se janë skuadra për tu mposhtur në këtë aspekt, diçka që e konfirmuar edhe në fushën e Elche me shifrat 0-4. Pokeri i golave ndaj një kundërshtari modest në letër nxori në pah cilësitë e Barcelonës, që tashmë konsolidon pozitat në krye të La Ligës spanjolle. Barcelona shënoi fitoren e 12-të nga 22 që ka arritur deri më tani në kampionat, duke qënë në nivele të ngjashme me Napolin.

Robert Lewandowski ishte sërish iniciatori i këtij suksesi, me polakun që po tregon përshtatje të mirë në kampionatin spanjoll. Polaku hapi llogaritë e takimit për herë të shtatë në këtë sezon me Barcelonës, më shumë se çdo lojtar tjetër në La Ligën spanjolle. 34-vjeçari shënoi një dopietë personale për tu ngjitur në krye të garës për golashënues në kuotën e 17 golave. Në fitoren ndaj Elche kishte vend edhe për golin e Ansu Fati, me spanjollin që i përgjigjet kështu thashethemeve për të ardhmen.

Talenti i sulmit katalanas prishi mallkimin, pasi nuk shënonte prej 14 ndeshjeve radhazi kjo e ndikuar edhe për shkak dëmtimi. Ferran Torres vulosi notën negative për Elche, që dështoi për të marrë të paktën një pikë ndaj Barcelonës, kundërshtarë ndaj të cilës nuk fiton prej 20 ndeshjesh. Në këtë total, Barcelona ka shënuar 16 fitore dhe vetëm 4 barazime, për t’i prerë një gjysmë bilete Elche për rënien në La Ligën 2.