“Kurrë pas, përpara“/ Socialistët nisin nesër fushatën e 14 majit

“Kurrë pas, përpara!” Me këtë slogan, socialistët kanë ndezur ‘motorët’ e fushatës së zgjedhjeve vendore të 14 majit. PS do të hapë nesër edhe jo zyrtarisht, fushatën elektorale për ‘Vendoret’. Mësohet se  në orën 17:00 kryeministri Edi Rama do të  mbledhë Kryesinë e më pas rreth orës 18:00 në “Sheshin Skënderbej” do të prezantohet slogani që do të përdoret për të gjithë fushatën.

Në eventin e ditës së nesërme do të jenë prezent 61 kandidatët zyrtarë për Bashkitë e vendit që do të futen në garën e 14 majit.