Kurorëzimi i Papa Leon XIV/ Begaj takon Atin e Shenjtë: Përgëzoj misionin tuaj për ruajtjen e paqes në një botë të mbushur me sfida dhe pasiguri

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV, ku ishin të pranishëm personalitete të rëndësishme nga vende të ndryshme të botës.

Në tnjë takom me Papa Leonin XIV, kreu i Shtetit i shprehu urimet e përzemërta , me rastin e zgjedhjes At i Shenjtë dhe Peshkop i Kishës Katolike Romake.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës përgëzoi Atin e Shenjtë për misionin e tij në ruajtjen e paqes dhe ndërtimin e urave të dialogut në një botë të mbushur me sfida dhe pasiguri.

Presidenti Begaj theksoi se udhëheqja e tij shpirtërore përfaqëson një zë që jep shpresë, dhembshuri dhe unitet ndërmjet njerëzve.

Në këtë ceremoni Presidenti u shoqërua nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe Ambasadorja e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, Majlinda Frangaj.