Kurbin/ Makina përplas për vdekje 59-vjeçarin, drejtuesi largohet nga vendi i ngjarjes
Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orë 23:00 në aksin rrugor “Mbikalimi i Patokut – Laç”, ku një automjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin Fatmir Hasani 59 vjeç, i cili ishte duke lëvizur i vetëm në këmbë ndërsa dyshohet se ishte i sëmurë. Burime bëjnë me dije se kanë qenë persona të rastësishwm që kanë njoftuar policinë e Kurbinit për ngjarjen.
59-vjeçari është dërguar menjëherë në spital por nuk i mbijetoi plagëve të marra, për pasojë ka ndërruar jetë gjatë rrugës.
Mësohet se drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes së bashku me automjetin ndërsa kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e shoferit si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Kurbin / Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Mbikalimi i Patokut – Laç”, dyshohet se një automjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin F. H., 59 vjeç, i cili ishte duke lëvizur në këmbë.
I dëmtuari është transportuar menjëherë në spitalin rajonal Kurbin, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.
Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja së bashku me automjetin.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.