Kurbin/ 43-vjeçari kapet me lëndë narkotike, vihet në pranga për prodhim dhe shitje kanabisi

Policia e Kurbinit ka arrestuar një 43-vjeçar pasi posedonte dy qese plastike me lëndë narkotike kanabis, të cilën planifikonte ta shiste në doza. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Lezhë, kanë evidentuar dhe goditur këtë aktivitet të paligjshëm falë bashkëpunimit me qytetarët.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit R. S., policia gjeti dhe sekuestruar dy qese plastike me kanabis. Pas përfundimit të veprimeve procedurale, 43-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, sipas nenit 283 të Kodit Penal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.