Kur ke bërë seks për herë të parë? Habit Rudina Dembacaj: Ku di gjë unë, sa burra kam ndërruar! Po me Mark Frrokun? Moderatorja: Shpërthyen fishekzjarre
Aktorja Rudina Dembacaj ka folur për eksperiencat e saj seksuale, teksa është shprehur se nuk e mban mend se kur ka kryer marrëdhënie për herë të parë.
“Ku di gjë unë, sa burra kam ndërruar”, u shpreh Rudina Dembacaj, duke shtuar se “I kam kaluar kështu, se bëj shaka”.
Gjithashtu foli edhe për marrëdhënien me bashkëshortin Mark Frroku, teksa deklaroi se fillimisht kanë qenë shokë me njëri-tjetrin.
Rudina Dembacaj u shpreh se romanca e tyre ka qenë si një telenovelë, duke u shprehr se “nuk e kujtoj kohën kur, por në atë moment shpërthyen fishekzjarre”.
“Marrëdhënien e parë? Se mbaj mend fare, ku di gjë unë, sa burra kam ndërruar unë. I kam kaluar kështu. (Se bëj shaka) Nuk e mbaj mend kur kam kryer marrëdhënie për herë të parë me Markun. Unë dhe im shoq jemi njohur si shokë. Ka qenë një telenovelë, “jo po unë të dua”, “jo po s’është gjëja e duhur”. Nuk kujtoj kohën kur, por kujtoj që shpërthyen fishekzjarre”, tha aktorja në “Goca dhe Gra”.