Kur fushata merr formë jo vetëm në fjalë!” Kandidati i PSD-së në Tiranë, Tedi Mula: Të rinjtë e kanë bërë zgjedhjen e tyre!

Kandidati i Partisë Socialdemokrate (PSD) për deputet në qarkun e Tiranës, njësia administrative nr.1, Tedi Mula ka postuar një video në rrjetet sociale ku prezanton ekipin e tij. Në video shfaqen disa të rinj të cilët Mula thotë se janë ekipi i tij i terrenit. Për ta kandidati i PSD-së thotë se e kanë bërë zgjedhjen e tyre.

Mula e pëshkruan videon edhe me fjalët “kur fushata merr formë jo vetëm në fjalë, por në sy që shkëlqejnë, buzëqeshje që shpërthejnë dhe një skuadër të re që beson fort”.

Postimi:

Kur fushata merr formë jo vetëm në fjalë, por në sy që shkëlqejnë, buzëqeshje që shpërthejnë dhe një skuadër të re që beson fort. Kjo është një valë energjie që nis nga terreni dhe ndizet pas çdo ekrani. Të rinjtë e PSD e kanë bërë zgjedhjen e tyre!