Kur do të zhvillohet takimi Putin-Trump? Reagon Kremlini: Duhet të jeni…
Ndërsa spekulimet për një takim midis Vladimir Putin dhe Donald Trump po shtohen, Kremlini ka reaguar, duke kërkuar durim dhe duke hedhur poshtë raportet për një plan konkret për bisedime të afërta.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u pyet nga gazetarët për raportet se i dërguari i Trump për Rusinë dhe Ukrainën, Keith Kellogg, po punon për të aranzhuar një armëpushim para bisedimeve zyrtare për paqe.
“Nuk kemi asgjë për të shtuar ende. Nuk ka ende diçka thelbësore në këtë drejtim. Duhet të jemi të durueshëm,” tha Peskov, duke lënë të kuptohet se bisedimet mbeten në fazë paraprake.
Sipas Peskov, Rusia është e hapur për negociata, por çdo zgjidhje e mundshme duhet të vijë si rezultat i bisedimeve dypalëshe. Si Trump, ashtu edhe Putin kanë shprehur interes për një takim personal në të ardhmen.
Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse ky takim do të ndodhë së shpejti dhe nëse do të sjellë përparime në çështjen e luftës në Ukrainë.