Kuqezinjtë të pafat! Pas Brojës, probleme serioze edhe për Gjimshitin dhe Ismajlin
Dëmtimet e lojtarëve të Kombëtares Shqiptare vijojnë të shqetësojnë tifozët dhe stafin teknik. Pas dëmtimit të sulmuesit Armando Broja, që ende është në pritje të rikthimit në formën e tij më të mirë, fatkeqësitë kanë goditur dy mbrojtësit kryesorë të ekipit, Berat Gjimshitin dhe Ardian Ismajlin.
•Berat Gjimshiti (Atalanta): Mbrojtësi shqiptar pësoi një përplasje të ashpër gjatë ndeshjes së Atalantës kundër Udinezes. Si pasojë, ai u largua nga fusha në minutën e 24-t, duke përfunduar me 10 qepje mbi syrin e djathtë. Sipas buletinit mjekësor të klubit italian, dëmtimi nuk është serioz, por do ta mbajë Gjimshitin jashtë ndeshjes së rëndësishme të së martës kundër Juventusit.
•Ardian Ismajli (Empoli): Mbrojtësi tjetër shqiptar ka kërkuar zëvendësim gjatë pjesës së parë të ndeshjes Empoli-Lecce, për shkak të marrjes së mendsh. Problemi mendohet se lidhet me një ndërhyrje kirurgjikale që lojtari kishte kryer gjatë javës pas një frakture në dorë, për të cilën ai luante me dorën e fashuar. Trajneri Roberto D’Aversa ka konfirmuar se gjendja e Ismajlit do të vlerësohet më tej, pasi shqetësimi fizik ishte i dukshëm edhe në fushë.
Ky valë dëmtimesh ngre shqetësime për Kombëtaren, që tashmë do të duhet të përballojë këto mungesa të rëndësishme në radhët e saj.