Kupa e Shqipërisë/ Partizani mposht Kukësin në ndeshjen e parë, Teuta – Tirana luhet në ‘Niko Dovana’ (VIDEO)
Kupa e Shqipërisë është në fazën çerekfinale, teksa këtë të martë do zhvillohen dy ndeshjet e para. Me fillim në 13:30, Partizani fitoi 0-1 në Kukës. Në 17:00 në “Niko Dovana” të Durrësit, Teuta vendase luan me Tiranën.
Në stadiumin e Kukësit, vendasit humbën 0-1 me Partizanin. Ndeshja e parë çerekfinale në Kupën e Shqiperisë foli për “Demat”, që ia bënë të hidhur debutimin në stolin e verilindorëve Bledar Devollit. Në 20 minutat e para të duelit, Partizani mori një goditje të madhe pas dëmtimit të Skukës dhe zëvendësimit të tij me Alfred Mensah. Goli i vetëm i përballjes u shënua nga Gjelbrim Taipi në të 43 minutë, me një aksion të rrjedhshëm. Kështu, të kuqtë e Orges Shehit marrin rezultat pozitiv në ndeshjen e parë dhe në 5 mars presin verilindorët në Tiranë me fitore, edhe pse minimale.
Kupa e Shqipërisë, faza çerekfinale:
Ndeshjet e para, e martë:
13:30 Kukësi 0-1 Partizani
17:00 Teuta – Tirana