Kupa e Shqipërisë/ Dinamo eliminohet, Partizani përmbys Apoloninë! Tirana tripletë Korabit, skuadrat e kualifikuara
Kupa e Shqipërisë zhvilloi këtë të mërkurë gjashtë nga tetë ndeshjet e fazës së 1/8. Të gjitha duelet u mbyllën me kohën e rregullt, teksa nuk pati surpriza dhe skuadrat e Superligës kaluan më tej. Veçori bëri Dinamo, që u eliminua nga Laçi. Në 17:00 zhvillohen dy sfida të tjera.
Partizani mposhti 3-1 Apoloninë me përmbysje. Gjithçka u vendos në pjesën e dytë. Ishte Harizaj që shënoi për miqtë nga penalltia në të 55 minutë, teksa më pas Skuka, Hadroj dhe Mensah shënuan tre herë për “Demat”.
Në “Selman Stërmasi”, Tirana fitoi 3-0 kundër Korabi. Lulaj në të 28 minutë, Latifi dhe Hoxhallari shënuan për bardheblutë. Kukësi iu fal Atdhe Rashitit në minutën e fundit për të kaluar 1-0 AF Elbasanin. Laçi fitoi 1-0 me Dinamon për të kaluar në çerekfinale falë autogolit të Jankut. Erzeni mundi 2-1 Bylisin, ndërkohë që Egnatia fitoi 2-0 me Lushnjën.
Kupa e Shqipërisë, faza e 1/8:
13:00
Egnatia 2-0 Lushnja (Fernando 45+3′, Gjata 83′)
Erzeni 2-1 Bylis (Kahrimanovic 23′ (p), Mihana 28′)
Tirana 3-0 Korabi (Lulaj 28′, Latifi 39′, Hoxhallari 47′)
Kukësi 1-0 AF Elbasani (Rashiti 90′)
Laçi 1-0 Dinamo (Janku 53′ (og))
Partizani 3-1 Apolonia (Skuka 57′, Hadroj 65′, Mensah 87′ / Harizaj 55′)
17:00
Teuta – Skënderbeu
Vllaznia – Flamurtari